Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga Presidentja e Kosovës autorizimin e Ministrit të Mbrojtjes për nënshkrimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Kuvajtit për statusin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në shtetin e Kuvajtit.
“Kjo marrëveshje ka për qëllim të lejohet qëndrimi i përkohshëm dhe kalimi tranzit të pjesëtarëve të FSK-së për të marrë pjesë në kuadër të forcave amerikane në Republikën e Irakut”, është shprehur ministri Mehaj.
Kjo marrëveshje do t’i nënshtrohet ratifikimit në Kuvendin e Kosovës./arbresh.info/
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë