Pjesëtarët e FSK-së dalin në terren në Istog, Mitrovicë dhe Skenderaj pas vërshimeve nga shiu

20:28 | 19 Janar 2023
E.H

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se pas reshjeve të mëdha të shiut, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dalur në terren në Istog, Mitrovicë dhe Skenderaj.

Përmes një postimi në Facebook, Mehaj, mes tjerash, ka thënë se janë në komunikim të vazhdueshëm me kryetarët e komunave dhe se trupat e FSK-së janë në gatishmëri për të vepruar në çdo kohë.

“Për shkak të gjendjes së krijuar si pasojë e vërshimeve pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës tashmë janë në terren duke u ofruar gjithë ndihmën e nevojshme autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë në Skënderaj, Mitrovicë e Istog”, ka thënë Mehaj.

“Jemi në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me kryetarët e komunave në gatishmëri për tē vepruar në çdo kohë. Situata është e menaxhueshme dhe urojmë që të ketë sa më pak dëme”, shtoi ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme