Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare për Transfuzion të Gjakut ka organizuar Kampanjën për Dhurimin vullnetar të gjakut gjatë ditës së djeshme në Kampin e Njësive Speciale “Enver Zymeri”.
Sipas njoftimit të Policisë, 60 pjesëtarë të Policisë kanë dhuruar gjak, shkruan Arbresh.info.
“Edhe kësaj radhe u dëshmua gatishmëria dhe karakteri human e sfidues i pjesëtarëve të kësaj njësie për të ndihmuar dhe shpëtuar jetë të njerëzve në nevojë. Përkundër shumë angazhimeve dhe punës me përgjegjësi, ata në një numër shumë solid prej 60 vetave ju përgjigjen këtij aktiviteti duke e dëshmuar se vërtet Policia e Kosovës gjithmonë dhe në çdo kohë është në shërbim të qytetarëve dhe vendit.”, njofton Policia./Arbresh.info.
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...