Google ADS

“Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj 11 personave

15:25 | 24 Shkurt 2023
A. B.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër njëmbëdhjetë (11) të pandehurve me inicialet L.B., B.S., A.K., V.B., A.P., K.K., F.C., A.M., G.I., D.R., dhe E.C.

Prokuroria Speciale njofton se aktakuza e ngritur kundër njëmbëdhjetë (11) të pandehurve me inicialet L.B., B.S., A.K., V.B., A.P., K.K., F.C., A.M., G.I., D.R., dhe E.C është ngritur për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së lidhur me veprat penale , “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe veprën penale “Detyrimi” nga neni 328 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Po ashtu, ndaj të pandehurit A.P, është ngritur aktakuzë edhe për veprën penale “Deklarimet e rreme”, nga neni 384 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Ndërkaq, ndaj të pandehurit L.B. edhe për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 paragrafi 1 të KPRK-së.

Rasti ka të bëjë veprat penale të kryera gjatë muajit qershor të vitit 2022, në Prishtinë dhe në Mitrovicë, ku kemi pas hedhje të mjeteve shpërthyese – granatave të dorës në lokalet e “Riza hair Sallon” në Prishtinë dhe në Lokalin “Missini”, në Mitrovicë, ku pas një pune intensive hetimore të Prokurorisë Speciale, është arritur deri tek zbulimi i kryerësve të veprave penale të lartcekura, si dhe, arrestimi i tyre. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme