Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në përfundim të vizitës së tij në Washington D.C, është pritur nga American Councils, ku pjesë e këtij takimi ishte edhe i Dërguari i Posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Në këtë takim, Escobar vjen dy ditë pas takimit të tij me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Escobar e Lajçak, në vizitën e këtij të fundit në Washington, folën për dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.
“Sapo përfundova vizitën time tre-ditore në Uashington DC. Patëm një numër konsultimesh intensive dhe produktive për bashkëpunimin tonë BE-SHBA në Ballkanin Perëndimor dhe rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Lajçak.
Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti nuk raportohet të ketë zhvilluar takim ndaras me të Emisarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Shefi i qeverisë kosovare, gjatë vizitës së tij në ShBA u takua me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, Jake Sullivan e disa senatorë amerikanë./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...