Pjesa e dytë e këtij viti mund të jetë vendimtare sa i përket dialogut Kosovës-Serbi

02:00 | 8 Prill 2022
arbresh.info

Profesori universitar, Arben Fetoshi nuk e ka përjashtuar mundësinë e një takimi mes kryeministrit kosovar, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Fetoshi deklaroi se pjesa e dytë e këtij viti mundë të jetë vendimtare sa i përket dialogut të Kosovës dhe Serbisë.

“Jo më kot është mesazh që duhet lexuar drejt dhe mesazhi i të dërguarve nënkupton përkufizimin e procesit të dialogut si proces me prioritet nga pikëpamja ndërkombëtare me qëllim që të konkludohet sa më shpejt të jetë e mundur dhe besoj që pjesa e dytë e këëtij viti është vendimtare sa i përket mbylljes së dialogut. E përmendët çështjen e targave ashtu siç edij se disa çështje të tjera energjia, të zhdukurit kanë qenë temë diskutimi por bindja ime është që të gjitha këto çështje separate konsistojnë në mbajtjen zvarrë të këtij procesi sepse vazhdimi në të njëjtin format ska më kuptim, ose duhet përgatitur finalja, kemi një involvim të madh të faktorit ndërkombëtar. Duhet të presim një takim të nivelit të lartë të Kurtit dhe Vuçiq, nuk përjashtohet ende nuk ka por kam informacione që nga Lajçaku vazhdimisht po punohet në këtë drejtim mirëpo ideja është që nuk ka kuptim tash takohet Kurti dhe Vuciq pa asgjë konkrete”, theksoi ai.

Teksa foli pë dialogun mes dy vendeve, Fetoshi përmendi edhe pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Sipas tij, kjo çështje duhet vendosur në marrëveshjen finale mes dy vendeve dhe nëse kjo nuk ndodh, do të “bëhet një gabim historik”.

“Do ta vendosja çështjen në kontekst të procesit të dialogut me Serbisë mendoj që nuk ka zgjidhje tjetër për Luginën në mënyrë absolute Lugina e Preshevës mendoj që ne bëjmë gabimn historik nëse nuk do të insistojmë ajo të përfshihet në mënyrë simetrike në marrëveshjen finale me Serbinë ashtu siç ka bërë në vitet e fundit Vuçiq me Listën Serbe këtu në kuptimin e përdorimit të tyre si instrument politik. Jemi në një proces i cili e kemi pa më shumë se një dekadë që konstruktiviteti dhe vullneti i Prishtinës zyrtare për të qenë në vazhdimësi në harmoni me kërkesat e bashkësisë ndërkombërtare është shpaguar me intensifikimin të një politike destruktive e cila ka një emërues të përbashkët – interesin e Vuciqit”, u shpreh ai.

Tutje, profesori thotë se pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë ka qenë “alarm” sepse ka të bëjë me një spastrim etnik të shqiptarëve atje.

“Esenciale në këtë rast mendoj që është ajo që lidhet me qenien kombëtare të shqiotarëve atje përkatësisht të drejtave të tyre në Serbi unë besoj që alarmi i ditës së zgjedhjeve në Serbi simbolikisht me 6 mijë adresa të pasivizuar ndërlidhet me spastrim etnik, kjo krejt temat biejn për kur flasim për ato esenciale, ato esenciale është që rajoni i Luginës për fat të keq ka vite e dekada që i nënshtrohet një politike perfide të spastrimit etnik të shqiptarëve atje prandaj thashë alarm me dëshirën të theksoj sa e rëndësishme është kjo të lexohet saktë edhe në Prishtinë edhe në Tiranë”, theksoi ai./teve1/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme