Si kudo tjetër në Kosovë, qytetarët gjatë muajit të Ramazanit, shtrojnë tryezën me ushqimet më të shijshme, ndërsa në çdo iftar nuk mungojnë pitalkat.
Çdo ditë punëtorët e furrës “Tradita” në Prishtinë, ‘përvjelin’ mëngët që pitalkat e tyre të jenë gati në kohën e caktuar dhe ashtu të ngrohta të shkojnë në tryezën e klientëve për kohën e iftarit.
Tash e një dekadë, kjo furrë ndër më të vjetrat në kryeqytet, shetë gjatë muajit të ramazanit më shumë se 700 pitalka brenda ditës.
Arjanit Totaj, nga Hasi i Prizerenit në një intervistë për Arbresh.info tregon se këtë biznes e ka të trashëguar nga familjarët e tij.
“ Unë punoj që 20 vite në këtë zanat, ne këtë biznes e kemi hapur familjarisht, që nëntë vite. Babë e bagjyshë kanë punuar në këtë zanat”, tha ai.
“Pitlkat kërkohen më së shumti, është e butë dhe nuk është shumë e rëndë për kohën e Ramazanit. Miell, ujë krip, me këto produkte bëhen. Ne ja nisim me përgadit pitalka nga ora 13:00, sepse ka shumë kërkesa. Cdo ditë përgadisim deri në 700 pitalka. Ne punojmë edhe në syfyr”, tha Totaj.
Ndryshe, kjo furrë jep shije natyrale të pitalkave për shumë gjenerata të banorëve të cilët jetojnë në lagjen e Emshir të kryeqytetit./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...