Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës pishinat si private, por edhe ato publike këto ditë janë hapur dhe kanë filluar të punojnë.
Se a ka ndikuar pandemia në uljen e numrit të vizitorëve ata thonë që po, por që shkak tjetër përveç pandemisë ata përmendin edhe kushtet e pafavorshme atmosferike.
Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes publike “Sport Marketing”, Liridon Llapashtica në një përgjigje për arbresh.info thotë se pishinën e Gërmisë e kanë hapur nga data 2 korrik dhe vazhdojnë të operojnë duke i respektuar rekomandimet e dala nga ISHKP-ja dhe MSH-ja, distanca, bartja e maskës dhe dezinfektimi.
Sa i përket numrit të vizitorëve Llapashtica thotë se krahasuar me vitin e kaluar ky numër është më i vogël se vitin e kaluar.
Për këtë ai ka përmendur dy faktorë, kushtet e pafavorshme atmosferike dhe pandeminë.
“Numri i vizitoreve krahasuar me vitin e kaluar është me i vogël, janë dy faktor ne këtë; temperaturat e pafavorshme deri me sot dhe frika e qytetareve nga pandemia. Por shpresojmë qe nga sot rriten temperaturat dhe presim numër me te madh të qytetarëve që vizitojnë pishinën e Gërmisë”, tha Llapashtica për arbresh.info.
Fadil Kadriu pronar nga Pishina “Crazy”, në një përgjigje për arbresh.info tha se këto ditë e kanë hapur pishinën, por që arsyeja që nuk ka vizitorë janë kushtet atmosferike.
“Jo tash është koha e keqe që nuk ka njerëz, prej kohës ma merr mendja”, është shprehur ai.
Ndërsa Bledar Beqiraj, menaxher në pishinën “Freskimi”, tregoi për arbresh.info se pishinën e kanë hapur dy ditë më parë ndërsa sa i përket pandemisë ai shtoi se kjo situatë ka ndikuar tek ulja e numrit të vizitorëve.
“Qysh ka ndiku te krejt bizneset ka ndiku edhe tek ne”, është përgjigjur ai.
Ndryshe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka theksuar se numri i qytetarëve që frekuentojnë pishinat nuk mund të jetë më i madh se 50 persona.
“Kemi angazhuar inspektoriat shtesë dhe ata që nuk iu përmbahen udhëzimeve do të merren masa ndëshkuese ndoshta deri tek mbyllja e pishinave. Më e rëndësishmja është shëndeti i qytetarëve. E dimë që ndikon në ekonomi mirëpo kërkojmë mirëkuptimin e bizneseve. Kërkojmë që krahas udhëzimeve të IKSHPK të sillen të gjithë qytetarët”, është shprehur Krasniqi./abresh.info/R.Rexhepi
Liverpooli fiton ndaj Leicesterit dhe shkëputet në tabelë
Abdixhiku thotë se 40 mijë mërgimtarë e mbështesin LDK-në: S...
Sara në darkën e të nominuarve: Driloni është personi më i b...
Sulm me thikë në Mbretërinë e Bashkuar, dy të vdekur e dy të...
Syzet inteligjente Ray-Ban bëhen me “ekrane televizive”
Si të përdorni teknologjinë për të përmirësuar shëndetin?