Stina e verës po afron, ndërsa për qytetarët e kryeqytetit, Pishina e Gërmisë mbetet një vend sa afër aq edhe më lirë për të kaluar ndonjë ditë freskimi. Ajo pritet të hapet në muajin qershor, ndonëse varet edhe nga kushtet e motit.
Qershori po afron dhe si çdo vit tjetër edhe sivjet pritet të bëhet hapja e pishinës së kryeqytetit. Gjatë verës, Pishina e Gërmisë është një ndër vendet më të frekuentuara nga qytetarët.
“Pishina e Gërmisë pritet të hapet në muajin qershor, datë të saktë për të cilën nuk ka ende. Përmes një telefonate ndërmarrja menaxhuese e kësaj pishine ka thënë se përgatitjet kanë filluar , mirëpo në fakt ato nuk shihen. Ata madje kanë shtuar se kjo sezonë do ketë edhe risi të reja”.
Por qytetarët deklarojnë se nuk kanë parë të jetë kryer ndonjë përgatitje për hapjen e pishinës.
‘’Qenka zbrazët nuk po shoh që kanë bërë ndonjë parapërgatitje për me filluar sezonën, gjendja siç po shihet i zbrazët ambient pak i zymtë’’,deklaroi Muhedin Haxhiu, një qytetar që frekuentonte parkun e “Gërmisë”
Vitin e kaluar, Pishina e Gërmisë kishte 18.600 vizitorë. Hyrja për fëmijë ishte 2 euro, kurse për të rritur 4 euro./rtk/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...