E rrethuar me gjelbërim, Pishina e Gërmisë në kryeqytet pritet të hap sezonin e saj pas datës 10 qershor.
Në mungesë të bregdetit, Pishina e Gërmisë është destinacioni i preferuar i shumë prishtinaseve të cilët gjejnë freskinë në temperaturat e larta verore.
Me një pamje të bukurisë natyrore, me ajrin e pastër dhe me qetësinë që të fal ky park i Gërmisë, argëtimi nuk ka se si të mungojë.
Ndonëse kanë mbetur edhe pak ditë deri në hapje, punimet po vazhdojnë, ndërsa për aktivitetet e gjëra të tjera na tregon më shumë zyrtarja për media e Ndërmarrjes Publike “Sport Marketing”, Artina Canolli.
“Ne zakonisht bashkëpunojmë me operator ekonomik dhe ata e kanë pjesën e restauronit kryesor, ka edhe pika të tjera komerciale, ka edhe markete, do të jetë edhe këndi i picave dhe kështu qytetarët do të jenë në gjendje të furnizohen brenda pishinës”, tha Canolli.
Këtë vit, Canolli bëri të ditur se do të ketë edhe ekspozita të artit, maskota për fëmijë e aktivitete të tjera argëtuese.
“Vitin e kaluar ka pasur aktivitete të ndryshme të cilat kanë qenë atraktive për të rinjtë sidomos, por ne do të mundohemi të shtojmë atë pjesë edhe më shumë, do të mundohemi të kemi disa ekspozita të artit, do të kemi edhe maskota për fëmijë do të ketë gjëra me rekreacion në mënyrë që të ketë sa më shumë zbavitje, dhe risi brenda pishinës për qytetarët”, tregoi Canolli.
Ajo çfarë mori vëmendjen e madhe vitin e kaluar ishin shezllonët, për të cilat Canolli tha se këtë vit do të jenë në numër më të shtuar.
“Shezllonet do të jenë prapë, ne do të kemi një bashkëpunim me operatorin ekonomik dhe pastaj do të merremi vesh që të jetë një numër sa më i shtuar që të kenë mundësi qytetarët ti shfrytëzojnë dhe të mos ketë vetëm hapësira vetëm në çimento ose në pjesën lart të pishinës”, pohoi ajo.
Përveç furnizimit me ushqim e aktivitetet e ndryshme brenda pishinës së Gërmisë, për sigurinë e qytetarëve do të vendoset edhe ekipi mjekësor.
Ndryshe, Pishina e Gërmisë hapet nga ora 10:00 deri në orën 18:00.
Pishina do të qëndrojë e hapur deri me datën 31 gusht./Arbresh.info/ Ejona Hyseni/
Kurti uron Shqipërinë: 28 Nëntori na bashkon të gjithë shqip...
Parada për 112-vjetorin e Pavarësisë “kthen” në rrënjët e at...
“Emocioni mbetet i njëjtë edhe pas 112 vitesh”, stërnipi i I...
Osmani: Vepra e prof. Repishtit dëshmi e guximit për lirinë ...
Zbulohet memoriali i daljes së parë publike të UÇK-së
“O sa mirë me qenë shqiptar!”- Banorët sjellin atmosferë pat...