Pishina e Gërmisë pritet të hap dyert për vizitorët më 18 Qershor.
Këtë e ka bërë të ditur për arbresh.info kryeshefi i ndërmarrjes ‘Sport Marketing’, Liridon Llapashtica.
Ai thotë se tashmë kanë filluar të zbatojnë planin rreth përgatitjeve për sezonin veror 2022.
“Nëse temperaturat janë në favor për hapje, planifikohet me datë 18, nëse jo, atëherë shtyhet deri të mbërrijnë temperaturat e përshtatshme. Si çdo sezon verore NPL Sport Marketing që menaxhon me pishinën e Gërmisë ka filluar të zbatojë planin rreth përgatitjeve për sezonin veror 2022. Fillimisht na është nevojitur një periudhë kohore që me u mbush pishina me ujë, zakonisht e mbushim prej një rrjedhe natyrale që vjen prej maleve të Badovcit, pastaj jemi pajisur me kimikate, ku veç kemi filluar me trajtu ujin”, thotë Llapashtica.
E, për sigurinë e gjithë pushuesve që do të frekuentojnë pishinën e Gërmisë, ai thotë se gjatë verës do të jenë të pranishëm 12 shpëtimtarë të cilët do të jenë të gatshëm të kujdesen për sigurinë e gjithë pushuesve.
“Gjithashtu edhe kompanitë e pastrimit vetëm se kanë filluar me e bë pastrimin përreth pishinës, edhe autoambulanca do të jetë e pranishme 24 orë, prej ditës së parë kur do të hapet pishina, do të jetë prezent mjeku edhe infermieri, në këtë aspekt jemi gati”, thotë ai.
Tutje, ai thotë se, çmimet e biletave do të jenë të njëjta nga 2 euro për të rritur dhe 1 euro për personat nen moshën 13 vjeçare
“Sa i përket çmimit të biletave ende janë të njëjtat siç kanë qenë, 2 euro për të rritur dhe 1 euro për personat nen moshën 13 vjeçare, përfundoi Llapashtica.
Kujtojmë se, në vitet e kaluara pishina e gërmisë është hapur me datë 12 qershor me një datë simbolike për Prishtinën, ditën kur shënohet çlirimi i kryeqytetit. /Kujtesa Berisha/arbresh.info/
Çfarë dihet deri më tani për të dyshuarin e sulmit në Gjerma...
Debat i ashpër mes Xuxit, Gresës e Rovenës për Gjestin dhe X...
SHBA, votohet një marrëveshje buxhetore, shmanget mbyllja e ...
Komuna e Prishtinës fton qytetarët për kujdes të shtuar në h...
Presidentja Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024...
Vdes një fëmijë 1-vjeçar në QKUK, ShSKUK-ja del me sqarim