Pishina e Gërmisë ka përfunduar gjithë përgatitjet për hapjen e saj në mënyrë që qytetarët të mund ta frekuentojnë dhe të freskohen gjatë sezonës së verës.
Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes publike “Sport Marketing”, Liridon Llapashtica, për arbresh.info tha se ata janë të gatshëm që pishina të hapet me datën tradicionale pra 12 qershorin por që tani është duke u varur gjithçka nga moti.
“Është puna pak e motit, d.m.th, temperaturat janë hala të ulta kështu që po i shikojmë zakonisht Institutin që po i jep se moti ka me qenë diku 20 gradë javën e ardhshme, kështu që nuk jemi të sigurt se a ka me u hap me 12 apo me 15 qershor, pasi që këto dy data janë data tradicionale kur edhe bëhet hapja e pishinës, kështu që nëse është ky mot dhe këto temperatura të ulta atëherë nuk besoj që mundemi me ba hapjen”, tha Llapashtica.
E vendimi i fundit për hapje nga Qeveria e Kosovës dhe lirimi i masave është një ekstra shpresë për pishinën e Gërmisë.
Llapashtica tha se të gjitha masat që do të vendosen do të respektohen por që janë duke pritur edhe vendimin e fundit i cili pritet të diskutohen edhe disa detaje.
“Vendimit i fundit i Qeverisë dhe Ministrisë për hapjen e gastronomisë e sektorëve të tjera e po ashtu edhe një vendim i shtatorit që na lejon neve me operu ne e respektojmë atë vendim. Me datë 15 kanë me u dhanë edhe disa detaje pikërisht për këtë lirimin e masave që ka ndodh dhe atu do të specifikohet edhe puna e pishinave, e karshi rekomandimeve të Ministrisë që dalin ne do i respektojmë por hapja gjithsesi është lajmërua që ka me ndodh”, deklaroi Llapashtica.
Ai tha se data tradicionale e hapjes përkon me çlirimin e Prishtinës dhe kjo është një shtysë akoma më e madhe që hapja të ndodhë në atë ditë e që kjo tanimë është duke u varur vetëm nga moti.
“Pra nëse moti është në favor ne jemi gati menjëherë. Nuk besoj që data e hapjes të shkoj deri në korrik. Ne jemi gati me startu qysh me 12 qershor po ka mbetur vetëm puna e motit me prish ose me shty datën, pasi që hapja e pishinës së Gërmisë ndryshe lidhet edhe em datën e çlirimit të Prishtinës, e kjo është ndjekur tradicionalisht nga Komuna e Prishtinës, pishina do hapet në këtë datë varësisht nga moti”, tha Llapashtica për arbresh.info.
Ndryshe Pishina e Gërmisë vitin e kaluar kishte startuar me vonesë me datë 1 korrik, si pasojë e vitit pandemik me të cilin u përball i gjithë globi.arbresh.info/
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...