PIPOS: 47.4% e të anketuarve mendojnë se nuk duhet të pranohet versioni aktual i Asociacionit

22:15 | 29 Shkurt 2024
E.H

Instituti PIPOS ka bërë një hulumtim ku janë përgjigjur 1 mijë e 50 respondentë në disa pyetje.

Njëra nga pyetjet ishte se “a mendoni se duhet pranuar versioni aktual i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe?”

Hulumtimi i prezantuar në ‘Rubikon’ thuhet se nga 1 mijë e 50 respondentë, 47.4 për qind e tyre thanë u përgjigjën me “JO”, ndërsa 25.1 për qind u përgjigjen me “PO”,

Ndërsa, “nuk e di cili është versioni aktual i asociacionit” u përgjigjën 22.7 për qind të të anketuarve, kurse nuk patën mendim ose refuzuan të përgjigjen ishin 4.9 për qind e respondentëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme