Pak ditë para se të nisë takimi i dytë në kuadër të fazës finale të dialogut kanë nisur përpjekjet e krerëve institucionalë për ta gjetur një opsion të pranueshëm për këtë etapë të negociatave me Serbinë, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Gjatë së premtes tre krerët shtetërorë: presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryekuvendari Kadri Veseli, bashkë me zëvendëskryeministrat Behgjet Pacollin, Fatmir Limajn e Dardan Gashin, janë takuar për këtë çështje.
Zyrtarët qeveritarë kanë thënë se lideri i Nismës, Fatmir Limaj, do t’i bashkohet Thaçit në takimin e javës së ardhshme në Bruksel.
Pavarësisht këtyre takimeve, AAK-ja (pjesë e koalicionit) tashmë ka iniciuar një rezolutë për ndërprerjen e dialogut me Serbinë. Zyrtarë të këtij subjekti kanë thënë se vazhdimi i dialogut pa u hequr vizat me BE-në mbetet krejtësisht i pakuptimtë. Por, një rezolutë e tillë nuk ka gjetur ende përkrahje te partitë e tjera të koalicionit.
Në anën tjetër, përderisa PSD-ja tashmë ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për një seancë të jashtëzakonshme rreth dialogut, LVV-ja dhe LDK-ja po vazhdojnë të mbesin kundër vazhdimit të dialogut kështu si ka nisur./Zëri/
Mbi një orë pritje në Merdarë për të dal nga vendi, kjo ësht...
Reshje të dendura të borës – Shtatë shtete në SHBA shp...
Ferizaj dhe Sokol Kiqina ndajnë rrugët
‘Mbaje afër’ – Për kë po bisedojnë Gjesti dhe Driloni?
“Po të mungon afirmiteti”- Deklarata që nxiti debat të ashpë...
Krejt çfarë duhet të dini për zgjedhjet e 9 shkurtit