Ekonomistët mendojnë se në planprogramet e partive politike gjatë fushatës zgjedhore duhet ta kenë prioritet ekonominë.
Ata flasin për qasjen që duhet ta kenë këto parti, dhe numërojnë disa fakte me rëndësi në lidhje me programet ekonomike.
Ish-kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu në një prononcim për arbresh.info thotë se partitë duhet të ndryshojnë qasje, që të na garantojnë jo një vizion ekonomik që garanton zhvillim, por që minimizon pasojat nga pandemia.
Gërxhaliu si prioritet e përmend edhe sundimin e rendit dhe ligjit, e nëse kjo nuk do të jetë në fokus, ai thotë se çdo strategji dështon për tu realizuar.
“Besoj që tani qytetarëve ju intereson se cila do të jetë qasja ndaj ndërmarrjeve publike, të sundimit rendit dhe ligjit. Cila do të jetë qasja që subvencionet dhe grantet të mos jenë të dedikuara për firmat të cilat çdo vit fitojnë, por të jenë për bizneset familjare dhe bizneset e vogla, sepse është e pamundur që ato të zhvillohen”, tha Gërxhaliu.
Ndërsa njohësi i çështjeve të ekonomisë, Zekirja Shabani, thotë se tani për tani po shohim vetëm premtime për investime miliardëshe, pa ndonjë plan konkret për efektin real të këtyre investimeve.
Si prioritet tjetër Shabani përmend edhe sektorin privat, që sipas tij dora e shtetit në këtë sektor nuk është vejtur mjaftueshëm.
“Plani ekonomik duhet të orientohet në krijimin e kushteve për zhvillim të sektorit privat me shtetin si partner. Fatkeqësisht dora e shtetit në këtë sektor nuk është vërejtur mjaftueshëm. Politikat fiskale dhe ambienti i të bërit biznes në Kosovë në përgjithësi vazhdon të mbetet i pafavorshëm për shumë arsye pavarësisht rangimit në listat botërore si e kënaqshme. Krahas mbledhjes së taksave, institucionet duhet të mendojnë për rritjen e aktivitetit ekonomik në sektorin privat në mënyrë që të rris kapacitetet për gjenerim të vendeve të punës dhe indirekt të mbushë arkën e shtetit”, tha Shabani.
Ndërsa profesori i ekonomisë Sejdi Rexhepi, thotë se pa u dizajnuar mirë çështjet ekonomike brenda planprogrameve të partive politike, të tjerat mbeten vetëm ‘fontanë dëshirash’ dhe premtime boshe, që më vonë shndërrohet si zhgënjim, që sipas tij po ndodhë çdo herë.
“Partitë politike në programet e tyre është dashur që të kenë parasysh disa fakte me rëndësi. E para, ekipet e tyre profesionale do të duhej që të kinin një pasqyrë të qartë të gjendjes aktuale në ekonomi. E dyta, është dashur që të kenë një vlerësim real lidhur me mundësitë që ka ekonomia, nevojat reale që ka shteti për financimin e aktiviteteve të tij, dhe mbështetur në to të hartohen politika reale publike. Dhe së treti, një ndarje e qartë në mes të politikave për rimëkëmbje ekonomike dhe politikave për zhvillim ekonomik, sikurse edhe burimet e mjeteve financiare për realizimin e tyre. Pa i pas të dizajnuara mirë këto çështje që i përmenda më lartë, programet e partive politike do të jenë fontanë dëshirash, premtime boshe dhe një mashtrim elektorati, që më vonë do të shndërrohet në zhgënjim, siç po ndodhë për vite të tëra”, deklaroi Rexhepi.
Kujtojmë se partitë politikë kanë nisur t’i prezantojnë planet e tyre, e ku në fushën e ekonomisë kanë premtuar investime miliardëshe. Zgjedhjet e parakohshme nacionale mbahen me 14 shkurt./arbresh.info/ElonaHaxhiu/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...