“Perëndimi nuk heq dorë nga koncepti i mbrojtjes me çdo kusht të stabilitetit dhe qasja “mos bëni valë” në Ballkan në kontekstin e destabilitetit në rajon dhe tensioneve gjeopolitike, thotë deputeti i Parlamentit Evropian, Tonino Picula.
I zgjedhur në Parlamentin Evropian gjatë tre mandateve të mëparshme, Picula ka qenë raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Malin e Zi që nga tetori 2019 dhe shef i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor që nga janari 2020.
Duke folur për Radion Evropa e Lirë për marrëdhëniet rajonale, Picula vlerëson se Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje, në radhë të parë në Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë, transmeton Klankosova.tv.
“Qeveritë në Serbi mund të ndryshojnë më shpesh se më parë, por i vetmi që përcakton drejtimin dhe ritmin është Aleksandar Vuçiq dhe ai është praktikisht i pandryshueshëm, pasi ai dhe partia e tij janë rritur në çdo pore të jetës publike, ekonomike dhe mediatike në Serbi”.
“Në përgjithësi, Serbia dëshiron të kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në disa vende të tjera fqinje, kryesisht në Mal të Zi dhe Bosnje-Hercegovinë”.
“Në këtë drejtim, ka pasur një rritje të vazhdueshme të ndikimit të Beogradit në Mal të Zi gjatë viteve të fundit, veçanërisht menjëherë para dhe pas ngjarjes që, le të themi, tregoi ndryshime tektonike, përkatësisht zgjedhjet parlamentare në gusht 2020”.
“Dhe fatkeqësisht, pikërisht për shkak të fenomenit të ndërhyrjeve të huaja, jemi dëshmitarë të trazirave të mëdha politike, tensioneve, le ta themi hapur – hiperpolarizimi në vitet e fundit”.
“E gjithë kjo, natyrisht, ndikoi në ngadalësimin e rrugës së Malit të Zi drejt anëtarësimit në BE”, tha ai.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...