David Phillips nga Instituti për Studime të të Drejtave të Njeriut, i cili është pjesë e Universitetit të Colombias, që po qëndron në Kosovë ka dhënë një intervistë për Kohavisionin.
Në “Interkativ” ai ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ketë një rezultat dhe kjo duhet të jetë njohja e Kosovës nga ana e Serbisë. Sipas tij, duhet të ndodhë pranimi i Kosovës në OKB dhe që Kosova dhe Serbia të hyjnë së bashku në Bashkimin Evropian.
“Dialogu duhet të riemërohet në negociata shtet më shtet”, ka thënë Phillips. “Një përfaqësues i lartë i BE-së duhet t’i bashkohet përfaqësuesit amerikan. Dialogut i duhet format i ri, strategji e re, dhe një afat kohor për përfundim”, ka thënë më tej ai, raporton Koha.
Phillips ka thënë se duhet të ketë një vendim të qartë se kush e udhëheq dialogun në emër të Kosovës.
“Sipas meje, kurrë nuk ka pasur një vendim të qartë për këtë”.
Ai ka folur edhe për rolin e Rusisë në këtë aspekt, si dhe për “dialogun brendshëm” që ka nisur Serbia rreth çështjes së Kosovës.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...