David Phillips, ekspert amerikan i politikës së jashtme, ka deklaruar për “Zërin” se Rusia e kundërshton çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, me përjashtim, siç thotë ai, të një ujdie që do ta transformonte Kosovën në një shtet të cunguar nëpërmjet përshtatjeve kufitare të konceptuara keq, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Pretendimet se Rusia do ta përkrahte një marrëveshje eventuale mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të fazës finale të dialogut, e cila do t’i siguronte vendit njohje nga fqinji verior dhe një ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), i kundërshton eksperti amerikan i politikës së jashtme.
David L. Phillips, i cili ka qenë këshilltar i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, ka deklaruar për “Zërin” se Rusia e kundërshton çdo marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me përjashtim, siç thotë ai, të një marrëveshjeje që do ta transformonte Kosovën në një shtet të cunguar nëpërmjet përshtatjeve kufitare të konceptuara keq.
Ai ka shtuar se mbështetja e idesë për ndarje të Kosovë gjithashtu i përshtatet qëllimit strategjik më të gjerë të Rusisë, pasi që, siç thotë Phillips, do t’i nxisë përçarjet në shoqërinë kosovare që mund të rezultojë në dhunë, duke diskredituar kështu projektin e Kosovës.
“Presidenti Thaçi është mashtruar nga Vuçiqi dhe Putini duke menduar se rregullimi i kufirit është një opsion i mundshëm. Kjo nuk është zgjidhje. Rregullimi i kufirit do ta dobësojë Kosovën dhe do të krijojë ndarje në shoqërinë kosovare”, shprehet Phillips.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...