Është pezulluar protesta e Shoqatës Sindikale të Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së.
Kjo shoqatë ka njoftuar antarësinë, infermierët, mamitë dhe profesionistë tjerë shëndetësor që ky pezullim erdhi pas takimit të kryetares Imeri me Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin.
“Pas takimi të Kryetares së FSSHK, znj. Tevide Imeri me Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, z. Rifat Latifi, i njëjti është zotuar për rishqyrtimin e urdhëresave, përmes të cilave diskriminohen infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e tyre.
Bëhet e ditur se në këtë takim është rënë dakord për krijimin e shpejtë të një Grupi Punues për rishqyrtim.
“Në këtë takim janë dakortësuar që të krijohet shpejtë një Grup Punues për rishqyrtim dhe hartim, qoftë edhe të urdhëresave të cilat në realitet do kishin efekt pozitiv në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, mirëpo duke mos i diskriminuar dhe ngarkuar edhe më tepër infermierët në QKUK, të cilët edhe ashtu janë skajshmërisht të mbingarkuar”.
“Kryesia e Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësor të QKUK ka vendosur që deri në rishqyrtimin e këtyre urdhëresave dhe krijimin e Grupit Punues, të ftoj të gjithë antarësinë, infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor që MOS I ZBATOJNË katër ( 4 ) pikat e urdhëresave të cilat i konsiderojmë diskriminuese, denigruese dhe që kanë elemente të përdorimit të standarteve të dyfishta në raport me komunitetet tona”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...