Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike njofton qytetarët se ministri Agim Veliu ka nënshkruar vendimin që të pezullohet përkohësisht afati kohor prej pesë ditëve nga dita e bërjes së pagesës së Policës së Sigurimit për regjistrimin e mjeteve, e cila është paraparë në Udhëzimin Administrativ nr. 07/2019 për Regjistrimin e Mjeteve.
Ky vendim është marrë duke u bazuar në nenet 10 dhe 11 të Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura, nenit 8 të Rregullores për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, si dhe duke u bazuar në pikën 9 të Vendimit të Qeverisë nr. 01/09.
Sipas këtij vendimi, pezullohet përkohësisht zbatimi i paragrafit 1 dhe 3 të Udhëzimit për Regjistrimin e Mjeteve, ku të gjitha llojet e regjistrimit të mjeteve mund të bëhen në secilën Qendër për Regjistrimin e Automjeteve të rajonit përkatës, përkatësisht vendbanimit të pronarit të mjetit. /arbresh.info
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj