Një profesor i një shkolle në kryeqytet ka shkelur rëndë respektin ndaj simboleve kombëtare duke e hedhur në koshin e mbeturinave flamurin kombëtar.
Drejtoresha e Arsimit për Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku ka bërë të ditur se profesori në fjalë është pezulluar nga detyra dhe do të përballet me pasoja ligjore, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
JO PËRDHOSJES SË SIMBOLEVE KOMBËTARE
Të dashur qytetarë,
Me shumë keqardhje kemi marrë lajmin për një incident të papranueshëm, ku një profesor gjatë mësimdhënies ka shkelur rëndë respektin ndaj simboleve tona kombëtare. Në një ditë festive, kur duhej të ndihmonte fëmijët të shijonin dhe ndiheshin krenarë për identitetin e tyre, ai e hodhi flamurin kombëtar në koshin e mbeturinave.
Ky veprim është një shkelje e rëndë e çdo morali, etike dhe norme juridike.
Kosova është shtet demokratik dhe laik, ku simbolet kombëtare gëzojnë respekt të pakushtëzuar në çdo institucion, dhe askush nuk ka të drejtë t’i përdhosë ato.
Në këtë rast, ju njoftoj se profesori është pezulluar menjëherë nga detyra dhe do të përballet me pasojat ligjore për këtë sjellje të papranueshme.
Kosova e ka ndërtuar shtetin e saj mbi vlerat e respektit dhe krenarisë për simbolet kombëtare, dhe asnjë individ nuk duhet të ketë mundësinë t’i shkelë ato, e asnjëherë në institucionet e arsimit.
Le të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të simboleve tona kombëtare!
Faleminderit./Arbresh.info
Moti sot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta
Sot tërhiqet shorti për renditjen e subjekteve politike
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual