Google ADS

Pezullohet nga puna inspektori tatimor

17:00 | 10 Mars 2020
Arbresh.info

Administrata Tatimore e Kosovës ka suspenduar nga puna inspektorin tatimor S.S, i cili është arrestuar nën dyshimin se ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar dhe për marrje ryshfeti.

Rasti në fjalë nga Divizioni i Standardeve Profesionale i ATK-së është dërguar në Drejtorinë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion në Policinë e Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar.

“Menaxhmenti i ATK-së siguron opinionin se çdo informatë e dëshmuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe rasteve korruptive do të dërgohet në organet kompetente për trajtim, dhe ndaj të gjithëve që shpallen fajtorë për vepra penale, do të ndërmerren masat e largimit nga marrëdhënia e punës në institucionin tonë”, thuhet në komunikatë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme