Punëtorët e administratës në institucionet e drejtësisë kanë vendosur të pezullojnë grevën, ani pse vazhdojnë të qëndrojnë prapa kërkesave të tyre
Kjo është bërë e ditur nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK).
“Pas takimit të mbajtur, mes Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, Kryetarit të Gjykatës Supreme, Enver Peci, ud. Kryetarit të Gjykatës së Apelit, Afrim Shala dhe Kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama me grevistet në Pallatin e Drejtësisë, është vendosur që greva të pezullohet duke mos hequr dorë nga kërkesat deri në realizimin e tyre”, shkruan arbresh.info.
KGJK potencon se mbetet pas qëndrimeve të kërkesave legjitime të punonjësve të administratës së institucioneve të drejtësisë.
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës mbetet pas qëndrimeve të shprehura publikisht përmes komunikatave zyrtare dhe shkresave të adresuara tek institucionet kompetente, se mbështet kërkesat legjitime të punonjësve të administratës”, përfundon KGJK.
Ndryshe, greva e punonjëseve të administratës së gjykatave kishte filluar më 1 mars fillimisht nga Gjykata Themelore në Prishtinë për ta vazhduar më pas edhe gjykatat tjera. Kjo ka bërë që shumë raste gjyqësore të dështojnë të mbahen.
Seancat të cilat janë mbajtur kanë qenë vetëm ato që konsiderohen urgjente e që janë raste e dhunës në familje, rastet me paraburgim dhe ekzekutimet sipas urdhëresave dhe pranimi i parashtresave të ankesave me afat.
Kërkesat e punonjësve të administratave të gjykatave janë koncept-dokumenti për stafin e administratës së gjykatave dhe prokurorive në nivel të vendit në kuadër të shërbyesve civil, ose Ligji për Administratën e Gjykatave dhe Prokurorive, përafrimi i pagave të stafit të administratave të gjykatave dhe prokurorive në raport me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe pagesa e shujtës ditore në vlerë prej tri euro si dhe transporti./arbresh.info/
SHBA përgatit transferimin e pushtetit; Mekanizmi i ka fille...
Musliu pas organizimit në Skenderaj: Drenica gjithmonë ka di...
Shqipëria e rrezikshme në fund të pjesës së parë, por s’ka g...
Gjesti i mërzitur – qëndron vetëm në dhomën e ndejës
Haradinaj të dielën në Gjermani, prezanton programin e parti...
Një anëtar i shtabit teknik të Hungarisë në gjendje të rëndë