Komuna e Prishtinës ka reaguar pas pezullimit të tenderit për sheshin Xhorxh Bush”.
Në reagimin e tyre thuhet se, pezullimi i aktivitetit të prokurimit për ndërtimin e Sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë është rezultat i ankesës së parashtruar nga një operator ekonomik në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).
“Dorëzimi i kësaj ankese në OSHP nga operatori ekonomik NUK NËNKUPTON SHKELJE PROCEDURALE E LIGJORE, E AS NDALIM TË AKTIVITETIT TË PROKURIMIT, POR ËSHTË MASË AUTOMATIKE E PARAPARË ME LIGJ pavarësisht nëse ankesa është e bazuar apo jo. Pra, çdo herë kur një operator ekonomik parashtron ankesë në OSHP, aktiviteti i prokurimit pezullohet në mënyrë automatike. Kjo është paraparë me nenin 112, paragrafi 1, i Ligjit për Prokurim Publik”, thuhet në reagimin e Komunës së Prishtinës, shkruan Arbresh.info
Ndërsa tutje thuhet se të gjitha keqinterpretimet dhe deklaratat tendencioze për shkelje ligjore në këtë aktivitetet janë të pasakta dhe tendencioze.
“Kryeqyteti i siguron qytetarët se ka zbatuar me përpikmëri legjislacionin në fuqi për këtë aktivitet si edhe për çdo aktivitet tjetër”, vijon reagimi.
Komuna e Prishtinës ka pezulluar përkohësisht tenderin prej 18 milionë eurosh për ndërtimin e Sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë.
Lajmi për Radio Kosovën është konfirmuar nga nënkryetari i komunës, Alban Zogaj.
Ai tha se kjo është bërë për shkak të një ankese nga një kompani drejtuar Organit Shqyrtues të Prokurimit, e cila pretendon se ka pasur shkelje të Ligjit për Prokurimin Publik.
Zogaj theksoi se Komuna e Prishtinës tani është në pritje të një vendimi të OSHP-së dhe kjo mund të marrë pak kohë.
LEXO EDHE:
Komuna e Prishtinës pezullon përkohësisht tenderin prej 18 milionë eurosh
Në Podujevë vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së ...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës