Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), sot ka pezulluar nga puna ish UD. Drejtor i Departamentit për Operativë Siguri dhe Transport të të Burgosurve në SHKK, aktualisht Udhëheqës për Administratë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, Burim Buleshkaj, si dhe, zyrtar in korrektues dhe ish UD-Drejtor në Qendrën e Paraburgimit Prizren, Destan Zogaj.
Pezullimi i tyre lidhet me hetimet që po bëhen rreth vdekjes misterioze të aktivistit të Vetëvendosjes në nëntor të vitit 2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, shkruan arbresh.info
Pas suspendimit të këtyre dy zyrtarëve të SHKK-së, ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Menjëherë pas konferencës për medie, raportin e Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë për rastin Dehari, e kemi dërguar tek institucionet dhe personat përgjegjës. Sot, Komisioni Disiplinor i SHKK, ka marrë vendim për pezullimin e dy zyrtarëve. Rasti Dehari, është ndër rastet më të rënda në Kosovën e pasluftës”, shkruan Haxhiu.
Ajo thotë se institucionet duhet të zbardhin secilën rrethanë, ndërsa shton se Ministria e Drejtësisë do të adresojë secilën shkelje dhe do të jetë në shërbim të institucioneve të drejtësisë për zbardhjen e këtij rasti./arbresh.info/
LEXO EDHE
Rasti Dehari, pezullohen nga puna Burim Buleshkaj dhe Destan Zogaj – Arbresh.info
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...