Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska në ka deklaruar se Maqedonia e Veriut i jep mbështetje të plotë anëtarësimit të Kosovës në NATO.
“Në përgjithësi, politika jonë ndaj shteteve të reja anëtare – potenciale të NATO-s është parimore dhe ajo është se mbështesim politikën për dyer të hapura të NATO-s”, tha Petrovska në pyetjen se si do të votonte Maqedonia e Veriut për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Petrovska gjithashtu tha se një intervenim i NATO-s në Ukrainë, do të nënkuptonte një fillim të Luftës së Tretë Botërore.
“Nëse forcat e NATO-s do të hynin në Ukrainë, kjo do të nënkuptonte fillim të Luftës së Tretë Botërore”, tha Petrovska.
Petrovska theksoi se të gjitha mekanizmat që u futën në fuqi gjatë kësaj periudhe, dëshmoi se presidenti i Ukrainës, Vollodymir Zelenksi nuk është lënë vetëm.
“Nuk do të thosha se e kemi lënë vetëm për shkak se me të gjitha mekanizmat, të cilat i futën në fuqi gjatë kësaj periudhe, i ndërmarrim të gjitha masat dhe aktivitetet për të kundërshtuar agresionin në Ukrainë. Mendoj se dëshmuam solidaritet të madh”, shtoi Petrovska./tv21/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit