Deputeti i partisë Partisë Liberale Serbe në Kuvendin e Kosovës, Slobodan Petroviq, ka konfirmuar se është sulmuar fizikisht.
“Jam sulmuar fizikisht afër kësaj ndërtese pasi që edhe ju pe dini që muajve të fundit e ditëve të fundit ndaj meje dhe partisë që udhëheq zhvillohet një fushatë arsyeja është sepse unë që 15 vite udhëheq një politikë të njohur deri më tani të paqes, bashkëjetesës e tolerancës dhe javën e kaluar i jam drejtuar me shkrim z. Vuciq, disa herë më ka përmendur mua personalisht dhe punën time dhe ka pasur fjalë të pavërteta për punën time”, tha Petroviq.
Në një konferencë për media, Petroviq tha se muajve të fundit është një fushatë e egër kundër tij. Sipas tij, personi që e ka sulmuar atë është Milan Kostiq, këshilltar
“Personi që më sulmoi ishte këshilltar i Rikalos për një vit dhe para pak kohe unë shkova në një restorant këtu afër për të pire kafe me miqtë dhe në atë rast ishte personi i quajtur Milan Kostiq i cili për ne nga komuniteti serb është i njohur për të keq, dhe i njëjti në mënyrë të pandërprerë në çdo mënyrë ka diskredituar partinë që udhëheq duke shkruar tekste të rrejshme, kjo nuk i mjaftoi he i njëjti në mënyrë fizike ka kërcënuar njerëzit e veçanërisht ne zgjedhjet e fundit parlamentare ku me një grup shokësh të tij çdo ditë ka shëtit ne territor të Graqanicës dhe i ka kërcënuar ata që kanë lidhje me partinë liberale serbe të pavarur dhe kjo nuk është rastësi”, bëri të ditur Petroviq.
Petroviqi ka treguar gjithë rrjedhojën se si ka ndodhur sulmi ndaj tij gjatë të mërkurës në mes të ditës në Prishtinë.
“Bashkë me një person tjetër që e njoh ai filloi te gjuaj fjalë jo të mira, më ofendoi e shau, unë u afrova në tavolinën e tyre pyeta për çka është fjala ai kishte një shishe xhamin e ujit dhe e mori atë shoshe ne dore dhe tha tani do të godas të ta thej kokën, personi tjetër u ngrit që të sqaroj hesapet me mua në mënyrë fizike dhe në atë rrëmujë më ra telefoni aty dhe e mora atë. Mendova se do të më mbroj me telefon sepse ai u nis të më sulmoj me shishe dhe në këtë moment ai me fyeu mua e më kërcënoi dhe e thirra policinë që erdhi shpejte. Deri sa thirra policinë ai e thirri dikë në telefon dhe më kërcënoi me ta dhe tha se thirri zv.ministrin e policisë, që është nga lista serbe dhe me tha se tani do ta shohësh ti e thirri deputeti Slavko Simiq”, tha ai.
Petroviq tha se në lidhje me sulmet e tij, i ka shkruar edhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ai thotë se ka lutur, Vuçiqin që para çdo deklarate për të, t’i verifikojë ato fakte.
“Në letrën e hapur që i jam drejtuar atij dhe media i kam thënë se është sulm i hapur ndaj meje, kemi përvojën e hidhur të vrasjes së Oliver Ivanoviq për çështje të njëjta dhe në letër e kam lutur kryetarin e Republikës së Serbisë që para se të del në çfarë do deklarate për mua e punën time të i verifikoj ato fakte sepse ai është thirru në burime të shërbimeve të tyre që i kanë dhe unë me atë shkresë i kam argumentuar dhe dëshmuar se të gjitha ato janë vetëm mashtrime por mbetet shije e hidhur, pas asaj letre Vuciq më nuk është paraqitur por ka pasur veprime nga Lista Serbe që janë udhëhequr nga drejtori i zyrës serbe Gjuriq dhe të gjitha janë të pavërteta”, shtoi Petroviq.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...