Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale (SLS), Slobodan Petroviq, tha se duhet krijuar Kuvendi dhe qeveria e Kosovës nga partitë që kanë fituar në zgjedhje dhe që kanë shumicën.
Petroviq tha sot në emisionin IMAZH në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), se është e nevojshme që të fillojnë bisedat dhe të themelohen institucionet, kuvendi dhe qeveria.
Sipas tij Partia tjetër që është Lista Serbe, ka pasur përkrahja nga Qeveria Serbe.
“Shumë njerëz që kanë qenë në listë në Partinë Liberale Serbe, kanë mbetur pa punë dhe pa përkrahje. Ka pasur kërcënime për anëtarët tanë, ata edhe kanë humbur punën”, tha ai.
Petroviq tha se 9 deputetët serb që janë të tjetrës parti, janë më shumë në interes të Serbisë.
Sipas tij qytetarët e Kosovës, po presin të formohen institucionet dhe të përmirësohet kualiteti i jetës për ta.
Petroviq tha se sot është takuar me ambasadorin amerikan Delawie.
“Ne së bashku me Delawinë kemi biseduar rreth formimit të qeverisë dhe të institucioneve dhe po ashtu jemi pajtuar që Kosova nuk ka kohë për të humbur dhe duhet të u jeper rasti atyre që e kanë shumicën”, tha ai.
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...