Slavisha Petkoviq nga Iniciativa Qytetare për Prosperitet tha në “Rubikon” të KTV-së se pret që Listas Serbe ta votojë transfoprimin e FSK-së në Ushtri.
Këtë ai e pasqyron me deklaratat e Vuciqit refuzim të votimit për transformim të FSK-së dhe në anën tjetër pjesëmarrjes së Sreten Milanoviq, kryetari i Novobërdës, siç thotë ai, besnik i partisë së Vuçiqit në prezantimin e klasës së re të FSK-së në Ferizaj.
“Tani të gjithë na tradhtuan, sepse vetë leja për t’i bërë këto gjëra që i bënë, na solli tek pika që s’dimë kujt t’i besojmë më, e fakti që serbët janë instrument i Beogradit, këtu në fakt vetëm një pjesë e serbëve është instrument i Beogradit dhe kjo është ajo për të cilën them se Prishtina dhe Bashkësia ndërkombëtare i mbyllen sytë para asaj çfarë ndodhi në zgjedhje sepse Vuçiqi ndaj tyre është goxha servil sepse e keni parë gjatë gjithë fushatës thoshin se si s’do të votojnë për transformimin e FSK-së e të tjerët do të votonin por e patë para disa ditësh në Ferizaj u prezantua klasa e re e FSK-së dhe kush ishte i pranishëm përpos Sreten Milanoviq, kryetari i Novobërdës, besnik i partisë së Vuçiqit dhe anëtarë i Listës Serbe”, ka thënë ai.
“Atëherë unë them se nëse dikush do të votojë për transformimin e FSK-së do të jetë vetë Lista Serbe sepse për këtë Vuçiqi do të merret vesh në Bruksel, më kupton e keni parë, ai është njeri që se ka problem të gënjejë sepse së fundmi në krejt mediat serbe po bëhen disa anketa për të gjitha gënjeshtrat e tij dhe e shihni cila është gënjeshtra e tij më e madhe. Kështu që unë s’do të befasohesha aspak rreth kësaj sepse aktualisht në Kosovë problemi nuk është më serbët, sepse tregimet e tij bien në ujë”.
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...