Në ditën e tij të dytë të vizitës, Petar Petkoviq bënë thirrje për serbët që të mos e lëshojnë Kosovën. Vizitat dhe aktivitetet e tij i vazhdoi edhe këtë të martë.
Kësaj radhe, Petar Petkoviq u ndal në komunën e Zubin Potokut.
Shefi i ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, pati një thirrje për serbët që jetojnë në këtë vendbanim.
Petkoviq i ftoi ata që të mos e lëshojnë Kosovën. Në ditën e tij të dytë të vizitës, Petkoviq bënë thirrje për serbët që të mos e lëshojnë Kosovën.
Vizitat dhe aktivitetet e tij i vazhdoi edhe këtë të martë. Kësaj radhe, Petar Petkoviq u ndal në komunën e Zubin Potokut.
Shefi i ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, pati një thirrje për serbët që jetojnë në këtë vendbanim.
Petkoviq i ftoi ata që të mos e lëshojnë Kosovën. Nga këtu, Petkoviq tregoj edhe investimet e bëra nga zyra që ky udhëheq që nga viti 2014.
Sipas tij, plot 12 milionë e 863 mijë euro, janë investuar në ndërtimin e objekteve në Kosovë, duke përfshirë edhe ato të banimit.
Të gjitha këto deklarata të Petkoviqit i kanë dorëzuar edhe krerët e shtetit në Kosovë.
Madje kryeministri Avdullah Hoti, i krahasoi deklaratat e këtij zyrtari serb me ato të kohës së Millosheviqit.
Por, si hyri Petkoviq në Kosovë?
Një gjë e tillë është mundësuar pas lejes që i është dhënë nga qeveria.
Ndërsa kryeministri thotë se këtë leje e kanë lëshuar në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, ndonëse këta të fundit nuk kanë thënë asnjë fjalë.
Ndërkohë, një ditë më parë u bë shumë zhurmë nga lajmi i publikuar në media që Petar Petkoviq, ka vizituar komunën e Skenderajt.
Madje për këtë gjë një reagim i ashpër erdhi nga kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari që hodhi kritika mbi qeverinë.
Por, kryeministri Avdullah Hoti mohoi se një vizitë e tillë ka ndodhur.
Leja për të hyrë në Kosovë, Petar Petkoviqit i është dhënë pas reagimeve të që bënë ndërkombëtarët, kur qeveria ditë më parë i refuzoi kërkesën për të hyrë në Kosovë, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuciq./T7/
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me he...