Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka thënë se takimi i ardhshëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksander Vuçiq do të varet nga bisedimet e sotme dhe të nesërme mes kryenegociatorëve në Bruksel.
Petkoviq ka thënë në një konferencë për media nga Brukseli se takimi i nivelit të lartë do të ndodhë nëse delegacioni kosovar shfaq gatishmëri për të ecur përpara.
“Serbia është ajo që insiston në dialog dhe ka një qasje konstruktive që është gjithmonë gati”, ka thënë Petkoviq.
Ai poashtu ka thënë se Beogradi në takimet e sotme dhe të nesërme do të insistojë në pesë tema kryesore: Formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, të pagjeturit, drejtësinë, energjinë dhe lëvizjen e lirë./express/
Parashikimi i motit për të premten
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League