Petkoviq sot dhe nesër për vizitë në Kosovë

09:27 | 19 Gusht 2021
A. B.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, sot dhe nesër do të qëndrojë në Kosovë.

Petkoviq këtë vizitë do ta shfrytëzojë për pjesëmarrje në një festë fetare në Prilluzhë, e cila përkon me ditën e parë të vizitës së tij.

Pas Liturgjisë është planifikuar një predikim nga Peshkopi Teodosije i Rashkë-Prizrenit dhe Kosovës, si dhe një fjalim nga Petkoviq.

Zyra e tij njofton se në ora 12:00, Petkoviq do të vizitojë edhe disa fshatra të komunës së Leposaviqit, njoftoi zyra e tij.

Ndërsa, në ditën e dytë të vizitës, ai pritet ta vizitojë Qendrën Universitare në veri të Mitrovicës dhe më pas është planifikuar një vizitë në Graçanicë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme