Google ADS

Petkoviq replikon Kusarin: Kosova dhe Serbia nuk janë të barabarta në dialog, ne jemi në OKB ndërsa ju jo

20:15 | 10 Korrik 2022
A. B.

Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ia ka dërguar një mesazh kryenegociatiorit serb në dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq. Ajo i ka thënë se “kurdo që është i gatshëm”, do të nënshkruajmë marrëveshjen për njohje reciproke.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar Petkoviq, i cili në një postim në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Kosova dhe Serbia nuk janë të barabarta.

Sipas tij, në dialog marrëdhënia midis dy palëve është “jo e barabartë”

Kjo sepse, sipas Petkoviq, Serbia është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kurse Kosova jo, edhe pse dialogu ndërmjetësohet nga BE-ja e jo OKB-ja.

“Le ta nisim prej fillimi, Mimoza Kusari-Lila, sepse ju nuk kuptoni asgjë. Dialogu nuk ka të bëjë me dëshirat dhe ëndrrat e juaja, por për normalizim të marrëdhënieve, të bazuar në vendimin e OKB-së nga viti 2010. Në dialog, marrëdhënie jonë është asimetrike sepse vetëm Serbia është anëtare e OKB-së dhe ashtu do të mbetet. Dhe tani, pak realitet – formojeni Asociacionin e Komunave serbe”, ka shkruar Petkoviq.

lexo edhe:

Kusari-Lila mesazh Petkoviqit: Kur të jeni gati, e nënshkruajmë marrëveshjen me njohje reciproke

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme