Drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, sot dhe nesër do të jetë në Kosovë me rastin e festës së Krishtlindjes ortodokse, njoftoi zyra e tij.
Këtë herë vizita do të nisë në Zveçan, ku me të mbërritur do të marrë pjesë në ndezjen e pemës së Krishtlindjes në portën e kishës së Shën Gjergjit.
Më pas Petkoviq do të shkojë në Mitrovicë, për të marrë pjesë në ndezjen e pemës së Krishtlindjes para kishës së Shën Dhimitrit, pas së cilës do t’u drejtohet qytetarëve të mbledhur aty.
Të premten, më 7 janar, ai do të vazhdojë vizitën në Priluzhje, raporton Kossev, transmeton Klankosova.tv.
Sipas agjendës së publikuar, Petkoviq do të marrë pjesë në Liturgjinë e Krishtlindjes në manastirin e Graçanicës.
Më pas ai do të vizitojë fshatin Prekovc të komunës së Novobërdës, dhe do të përfundojë këtë vizitë në fshatin Pasjanë të komunës së Gjilanit.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...