Petar Petkovic, drejtor i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, i ka reaguar ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmanit, pasi kjo e fundi në një reagim në twitter për hartën e Lajçakut ka thënë se për kufijtë aktual të Kosovës shumë gra, burra e fëmijë janë vrarë nga regjimi gjenocidal i Sllobodan Millosheviqit.
Ai e ka pyetur Osmanin se pse duhet të jetë e shqetësuar për një hartë të thjeshtë nëse Kosova është shtet i pavarur.
Petkovic i cili në pozitën që mban është emëruar nga Aleksander Vuçiq si ish-ministri i propagandës së Sllobodan Millosheviqit, i ka reaguar Osmanit edhe për deklaratën rreth krimeve gjenocidale serbe.
Siç ka shkruar ai, “është qesharake që Osmani akuzon Serbinë për krime, derisa liderët e Kosovës janë në Hagë për krime monstruoze kundër serbëve”.
Why are you @vjosaosmaniMP so upset for a simple map, if the self-declared “Kosovo” is independent as you claim? 1/3 https://t.co/6fUcbQalML
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) February 26, 2021
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje