Petkoviq në Kosovë, merr pjesë në liturgjinë e Kishës në Prizren i shoqëruar nga ministri Rakiq

10:44 | 24 Maj 2022
E.H

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ndodhet në Kosovë dhe po merr pjesë në liturgjinë e Kishës së Shën Gjergjit në Prizren.

Liturgjia po shërbehet nga Peshkopi Teodosije dhe priftërinjtë e Dioçezës me rastin e festës së Seminarit Teologjik të Prizrenit shkruan Kosovoonline, transmeton arbresh.info.

Bashkë me Petkoviqin, i pranishëm është edhe ministri për Kthim dhe Komunitete Goran Rakiq.

Petkoviq nga dje ndodhet për një vizitë dy ditore në Kosovë dhe ka filluar me vizitën në familjen Sariq në Rahovec./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme