Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se sot gjatë takimit trepalësh me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin, dhe të dërguarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, i ka përmendur të gjitha çështjet që, sipas tij, janë pengesë për serbët e Kosovës.
Pas takimit, i cili ka zgjatur gati 4 orë, ai ka thënë se biseda e drejtpërdrejtë ka ndodhur për shkak se pala serbe ka insistuar.
Sipas tij, gjëja e parë për të cilën ata insistuan ishte formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, “si çështja e parë dhe kryesore që lidhet me fatin dhe të ardhmen e popullit serb”, dhe çështja e dytë është ajo e dinarit, shkruan Tanjug, transmeton Arbresh.info.
Sipas tij, Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës është e vështirë për serbët e Kosovës.
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...