“Në një kohë kur (Kryeministri i Kosovës) Albin Kurti nxit konflikte dhe shkakton tensione dhe provokime në veri të Kosovës, mesazhet e ministrit të mbrojtjes Ejup Maqedoncit, që FSK-ja do të operojë së shpejti në zonën e veriut, nuk mund të mos kuptohen veçse si kërcënim i hapur”, ka thënë Petar Petkoviq, në një komunikatë për hstyp.
Petkoviq adresimin e Maqedoncit e quajti “kërcitje arshmësh dhe britma luftarësh ndaj popullatës serbe”.
Ejup Maqedonci, në konferencën e parë për media si Ministër i Mbrojtjes, menjëherë ka marrë reagime nga i ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajtur “për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, duke propaganduar se ministri i ri kosovar gjoja ka deklaruar se “së shpejti” Forca e Sigurisë së Kosovës “do të operojë në veri”
“Ia rikutojmë ministrit që ka qenë pjesë e luftës që të studiojë të gjitha garancitë ekzistuese mbi bazën e të cilave asnjhë forcë sigurie e Kosovës nuk mund të hyjë në veri”, ka shkruar Petkoviq.
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...