Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka deklaruar sot se mesazhet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se nuk do ta lejojë “bosnjëzimin” e Kosovës, gjegjësisht formimin e Asociacionit të komunave me shumicës serbe nuk mund të kuptohen ndryshe veçse si kërcënim i hapur për popullin serb.
Petkoviq theksoi se Asociacioni për serbët në Kosovë e ka të njëjtën rëndësi si Marrëveshja e Dejtonit për serbët në Bosnjë e Hercegovinë dhe se mesazhet e Kurtit janë “poshtërim” i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Asociacioni i komunave serbe është një nevojë urgjente e serbëve në Kosovë, siç është rënë dakord – me kompetenca të plota ekzekutive sepse është garantues i të drejtave kolektive të popullit serb dhe mekanizëm për mbrojtjen dhe çdo zhvillim tjetër të serbëve”, tha Petkoviq.
“Sa më e madhe të jetë rezistenca e Prishtinës ndaj formimit të Asociacionit, aq më e madhe është nevoja që ai të formohet, sepse ndryshe nuk mund të jetë”, shtoi ai.
Petkoviq tha se “kërcënimi shumë i rrezikshëm i Kurtit” duhet të lexohet me kujdes nga Bashkimi Evropian, të cilin ai e lut të reagojë.
“Marrëveshja e Brukselit nuk është një shuplakë nga e cila secili mund të marrë atë që i përshtatet, por një dokument i detyrueshëm për të dyja palët, por edhe për BE-në”, tha Petkoviq./express/
Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Andi Pajazitit
Genta Ismajli përfshihet në një aksident me makinë në SHBA
Deschamps publikon listën e Francës për ndeshjet e tetorit, ...
IKSHKP rekomandon që të mos konsumohet uji nga Liqeni i Bado...
Koreja e Veriut kërcënon me armë bërthamore nëse sulmohet
ChatGPT shtoi 50 milionë përdorues të rinj në dy muaj