“Kosova po dëshiron ta dëbojë popullin serb dhe kjo shihet me miratimin statutit të Trepçës”.
Kështu ka deklaruar ndihmës drejtori i të ashtuquajturës Zyrë e Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Petar Petkoviq.
Ai ka shtuar se Serbia do të bëjë çdo gjë që “Trepça – veri” të vazhdojë së funksionuari, transmeton Koha.net
“Qeveria e Serbisë vjet e ka miratuar vendimin që të fillohet me realizimin e fabrikës së akumulatorëve me vlerë 14 milionë euro, të ndihmohen ndërmarrjet dhe punëtorët përmes resorëve të ministrive dhe të Zyrës për Kosovën. Po i bëjmë të gjitha ato që na përkasin në mënyrë që ta ruajmë kombinatin, i domosdoshëm për ekzistimin popullit serb në Kosovë”, citon b92 të ketë thënë për rts -në Petkoviq
Sipas tij, “po përsëritet skenari si në vitin 2016, kur në Kuvendin e Kosovës dy orë pas mesnate deputetët e miratuan Ligjin për Trepçën që parasheh konfiskimin e pasurisë së shtetit të Serbisë e me të cilin Qeveria e Kosovës u bë pronare e 80 për qind të tërë pasurisë dhe kapitalit të këtij kombinati”.
Disa ditë pas miratimit, Qeveria serbe kishte marrë vendimin për anulimin e Ligjit si dhe të efekteve juridike që dalin nga ai, e njëri nga vendimet ishte të nxirrej statuti për ndërmarrjen e re “Trepça sh. a.” në sistemin e Kosovës me të cilin hapen dyert për implementimin e këtij Ligji.
“Kur të formohet ndërmarrja e re, strukturat e tashme udhëheqëse dhe njësitë organizative pushojnë së ekzistuari. Kjo do të thotë, të gjithë e kanë të qartë, se duan t’i bllokojnë llogaritë e ta ndalojnë prodhimin dhe eksportimin e koncentrateve të plumbit e zinkut nga të cilët ‘Trepça – Veri’ jeton”, ka thënë Petkoviq, transmeton Koha.net .
Sipas fjalëve të tij, fakti se statuti parasheh menaxhment të ri , fizikisht nuk do të mund të realizohet, sepse, ka thënë ai, “Trepça – Veri ” është në Leposaviq, ndërsa minierat më të rëndësishme Kodra e Bardhë dhe Cërnaci ( Belo brdo dhe Crnac) janë përgjatë kufirit me Serbinë.
Petkoviq ka thënë se megjithatë ekziston rreziku se do të bllokohen llogaritë dhe kështu të vihet në pyetje eksportimi i prodhimit e me këtë edhe vetë ekzistimi i Trepçës si dhe pagat për 3.000 punëtorë.
Kearns,Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që fi...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...