Petar Petkoviq, drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, synoi t’i kundërpërgjigjej kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me një konferencë për media pasi Kurti bashkë me ministrin Xhelal Sveçla sot përmes një konference njoftuan se Serbia po planifikon sulme të reja kundër Kosovës.
Petkoviq tha se ishte “një gënjeshtër absolute” se Serbia po përgatit sulm ndaj Kosovës, ndërkohë për Kurtin tha se po synon të krijojë kriza dhe “ta largojë vëmendjen nga gjendja e keqe ekonomike dhe përplasjet e shumta në Kosovë duke sulmuar verbalisht Beogradin dhe duke përmendur ngjarjet nga Banjska”.
“Është një gënjeshtër absolute se Beogradi po përgatitet për një sulm. Nuk ka stërvitje në terrene, është një mënyrë për të shmangur detyrimet që ka në dialog, sepse tani kemi ardhur në momentin që të flasim për hapa konkretë, për formimin e Asociacionit”, tha Petkoviq, raporton RTS, transmeton Arbresh.info.
Sipas pretendimeve të Petkoviq, Kurti dhe Sveçla po tentojnë të mashtrojnë gjithë opinionin, veçanërisht publikun ndërkombëtar.
Petkoviq tentoi që ta mbrojë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ushtrinë serbe nga përgjegjësia e sulmit terrorist në Banjskë.
“Prandaj ai e përdor temën e Banjskës, sulmin ndaj presidentit Vuçiq, për të shmangur hapat konkretë që çojnë në formimin e Asociacionit”, tha Petkoviq.
Kurti sot ka thënë se grupi i Milan Radoiçiq është duke u riorganizuar për sulme të radhës në Kosovë.
Ky organizim, Kurti tha se po ndodh në ambientet e një firme në Rashkë, ku Radojiçiq mban edhe takime me zyrtarë të BIA-s serbe.
Kosova ka akuzuar Serbinë se është e përfshirë direkt në sulmin terrorist të Banjskës dhe ka publikuar edhe dëshmitë që prapa organizimit të sulmit që la të vrarë policin Afrim Bunjaku, qëndron shteti serb. /Arbresh.info/
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...