Google ADS

Petkoviq-Kurtit: Mos u shqetëso për serbët në Kosovë, ata kanë presidentin e tyre – Vuçiqin

18:33 | 16 Prill 2023
E.H

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, është lejuar të hyjë në Kosovë për të marrë pjesë në liturgji të festës së Pashkëve ortodokse.

Ai, me anë të një postimi në Twitter, ka vazhduar sulmet ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, pasi ky i fundit, i uroi besimtarët ortodoksë për Pashkë duke i siguruar se do kujdesen për ta.

“Vetëm ti Albin Kurti mos u shqetëso për serbët. Kur ti ‘kujdesesh’ kemi dyfish më tepër sulme etnike, katër serbë, përfshirë fëmijë, u qëlluan, kishat tona dhe varret u përdhosën dhe serbët arrestohen pa prova. Serbët e kanë presidentin e tyre, Vuçiqin, i cili kujdeset për ta dhe i ndihmon!”, ka shkruar Petkoviq në Twitter./Arbresh.info/

Lexo edhe:

Kryeministri Kurti uron Pashkët ortodokse në gjuhën serbe: Do të vazhdojmë kujdesin për ju

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme