Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se zhvillimet që ndodhën në veri të Kosovës, ishin në prag të një tragjedie të rëndë.
Për telegraf.rs, Petkoviq po pretendon se nga ardhja në pushtet e kryeministrit kosovar Albin Kurti, numri i incidenteve të drejtuara kundër serbëve është rritur, duke shtuar se ngjashëm edhe retorika antiserbe dhe aktivitetet antiserbe në Prishtinë janë intensifikuar.
“Ne tashmë kemi një të tretën më shumë sulme me motive etnike ndaj serbëve se vitin e kaluar, duke përfshirë dy kriza serioze në veri të krahinës me 15 ditë diferencë, të cilat ishin në prag të një tragjedie të rëndë. E gjithë kjo është plani i Kurtit, që të paramendohet që prodhon kriza për të fituar disa poena politikë”, ka thënë Petkoviq.
Sipas tij, për shkak të obsesionit të Prishtinës me veriun, Kurti dëshiron të vendos serbët në një lloj geto, politike dhe ekonomike, t’ua ndalojnë lirinë e lëvizjes, fjalës, konfiskojnë barnat dhe ushqimet bazë.
“Populli nuk ka zgjidhje tjetër veçse të luftojë për një jetë të zhveshur për fëmijët e tij dhe për të ardhmen e Kosovës. Pikërisht këto ishin mesazhet e dërguara presidentit Aleksandër Vuçiq, të cilat ne i kuptuam shumë mirë. Populli serb nuk kërcënon askënd, thjesht duan të jetojnë normalisht”./klankosova/
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...