Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë në Bruksel se kanë insistuar në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas tij, kjo ka rëndësi thelbësore për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kështu u shpreh Petkoviq pas takimeve që sot u zhvilluan në Bruksel në kuadër të procesit të dialogut me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Petkoviq ka treguar në takim ka folur për jetën e serbëve në Kosovë, ai ka trilluar se serbët po arrestohen ilegalisht dhe se ndaj tyre ka veprime të njëanshme, duke theksuar se për këtë arsye një pjesë e serbëve po largohen nga veriu i vendit.
Ai shtoi se u diskutua edhe për vazhdimin e zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, sipas tij, Serbia edhe një herë tregoi konstruktivitet të plotë dhe pranoi propozimin e BE-së lidhur me miratimin e një rregulloreje specifike të punës në lidhje me Grupin e Punës dhe Komisionin për Çështjen e Personave të Zhdukur.
”Natyrisht, Kosova përsëri bëri disa komente, u përpoq ta ndalë atë proces, që edhe një herë tregon se në thelb nuk dëshiron të merret me çështjen e gjetjes së personave të zhdukur”, ka theksuar Petkoviq, shkruan Tanjug
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...