Drejtori i ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Parlamentin e Serbis, Petar Petkoviq, ka folur pas miratimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur.
Petkoviq ka thënë se një letër e nënshkruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e cila mbron shtetin e Serbisë, i ishte bashkangjitur Deklaratës për Personat e Zhdukur.
“Është miratuar teksti i deklaratës për personat e zhdukur, për të cilin paraprakisht është rënë dakord në nivel teknik. E rëndësishme është se para miratimit të tekstit të deklaratës është bashkangjitur edhe një deklaratë e nënshkruar nga presidenti Aleksandar Vuçiq, ku janë sqaruar çështje të rëndësishme në lidhje me termin e përmendur në Deklaratën për Personat e Zhdukur. Kjo deklaratë konfirmon se ne kemi mbrojtur interesat e shtetit të Serbisë kur është fjala për këtë çështje”, tha Petkoviqi, shkruan Tanjug transmeton Arbresh.info
Tutje, ai theksoi se shteti i Serbisë për më shumë se dy vjet ka insistuar në miratimin e kësaj deklarate.
Ndërkaq, shtoi se Kosova ka qenë ajo që gjatë gjithë kohës ka penguar dhe ajo e cila nuk dëshiron që të arrihet marrëveshje “sepse insiston në termin ‘enforced disappearance’, që është konstrukt juridik, pra termi i përcaktuar në pikën 2 të Konventës Ndërkombëtare për zhdukjen e dhunshme”, u shpreh ai.
“…qëllimisht kanë insistuar në këtë term në mënyrë që të mund t’i referohen atij dhe të kërkojë përgjegjësi nga Beogradi kur bëhet fjalë për zhdukje të dhunshme. Ne nuk ramë dakord me atë term. Kjo është nënvizuar qartë në këtë deklaratë. Ne tashmë jemi pajtuar dhe kemi rënë dakord dhe ajo që ka hyrë në tekstin e deklaratës është termi ‘i zhdukur nën detyrim’. Ky nuk është një konstrukt ligjor dhe nuk përfshin asnjë përgjegjësi të shtetit serb në kuptimin juridik, por vetëm tregon rrethanat në të cilat një person apo person i caktuar është zhdukur”, ka theksuar Petkoviqi.
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...