Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, është shprehur se Beogradi “absolutisht dëshiron” që procesi i dialogut me Kosovën të vazhdojë.
Ai ka thënë se vizita e paralajmëruar e të Dërguarit të BE-së për këtë proces, Miroslav Lajçak, është e rëndësishme për ta, raporton RTS.
“Është me rëndësi për Lajçak që të bëjë vizitë pas dialogut teknik, për të parë se si mund të lëvizet përpara, sepse Beogradi absolutisht që dëshiron të marrë pjesë në dialog”, ka thënë Petkoviq.
Më tutje ai ka theksuar se Beogradi është i hapur për të diskutuar për të gjitha temat, por që sipas tij është Prishtina që shmanget nga to./kk/
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren