Petkoviq: Asociacioni vendos paqen e përhershme në Kosovë

14:36 | 4 Gusht 2022
arbresh.info

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeveri të Serbisë, Petar Petkoviq, pyeti Albin Kurtin që të thotë se sa kohë po presin serbët në Kosovë për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe çfarë duhet të ndodhë për të filluar aktivitetet për t’u respektuar gjashtë pikat e para të Marrëveshjes së Brukselit.

“Kjo është mënyra e vetme për të vendosur paqen dhe stabilitetin e përhershëm në territorin e Kosovës”, deklaroi Petkoviq.

Qeveria e Kosovës kundërshton në vazhdimësi themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme