Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç, ka reaguar përmes një shkrimi në faqen e tij në “Facebook”, duke shkruar se Kosova do të heq targat “serbe” në Kosovë që nga e hëna, dhe t’u ngjesë tiketa të përkohshme me shenja të Shtetit të Kosovës.
“Sipas informatave që posedojmë”, ka shkruar Petkoviç, “Albin Kurti dhe autoritetet e Kosovës planifikojnë që gjatë ditës së nesërme (të hënën) të fillojnë heqjen e targave serbe në vendkalimet administrative dhe zëvendësimin e atyre me shënime të (Shtetit të Kosovës)”.
Për targat KS, Bislimi kishte deklaruar pas takimit të 7 dhe 8 shtatorit në Bruksel se nuk do ketë më, por për targat me akronime serbe si KM, nuk kishte thënë diçka konkrete.
Pektoviç këtë gjë e ka cilësuar si “ provokim dhe destabilizim të rrezikshëm”, shkruan “albanipost”.
“Të gjithë duhet ta dinë se Kurti është një njeri që dëshiron të shkaktojë incidente me çdo kusht, e cila do të krijojë një bllokim të plotë të jetës në veri të Kosovës që do të zgjasë deri në ndërprerjen e sulmit dhe shtypjes së popullit serb”, shkroi drejtori i kësaj zyre fiktive për Kosovën në Serbi.
Ndër të tjera, ky zyrtar serb shkroi se “nga ardhja e Albin Kurtit, aksioni që planifikon ta zbatojë nesër, të cilin e nisi sot duke ngritur infrastrukturë shtesë në Jarinjë dhe kalime tjera administrative, është provokimi dhe kërcënimi më i rrezikshëm për popullin serb në Kosovë”.
“Serbet nga Kosova nuk do ta lejojnë Kurtin të shkelin të drejtat e tyre në këtë mënyre dhe të kërcënojë dy vlerat më të shenjta – të drejtën e lirisë së fjalës dhe prandaj do të jemi këmbëngulës në qepjen e të drejtave të serbëve në Kosovë”, perfundoi ai./epoka/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën