Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç tha se edhe pse bisedimet në Bruksel dështuan, Beogradi së paku mund të jetë pak i kënaqur, sepse në raportet pas takimit shkruhej se Beogradi nuk ka faj, ka treguar konstruktivitet dhe se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ishte ai arsyeja se pse dialogu dështoi.
“Dje në Bruksel u përpoqëm të ruanim paqen dhe jetën e njerëzve, patëm një ditë të vështirë. Nuk ka negociata teknike në Bruksel, por negociata në kushte të pamundura. Vuçiç po flet me Kurtin, i cili refuzon gjithçka”, deklaroi Petkoviç për RTS, duke folur për dialogun e djeshëm mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel.
Ai ka theksuar se shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, ka thënë qartë se Kurti nuk është i gatshëm të formojë Asociacionin.
“Beogradi është një palë e prirur për kompromis, por BE-ja gjithmonë pas dialogut ka thënë se të dyja palët duhet të shkojnë drejt një kompromisi, por tani BE-ja ka thënë për herë të parë se Kurti është ai që bëri që dialogu të dështojë”, nënvizoi Petkoviç.
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë