Në pritje të formimit të kabinetit të ri qeveritar dhe intensifikimit të komunikimit me Bullgarinë për të zhbllokuar rrugën evropiane të vendit, Parisi dërgoi mesazh që Shkupi dhe Tirana të mos ndahen në rrugën e tyre për integrimin në BE, ndërsa nga Sofja, ku nuk ulen reagimet për “propozimin” e liderit të partisë Ka një popull të tillë, Sllavi Trifonov për lidhjen e fillimit të negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut me Unionin me heqjen e vizave për shtetasit bullgarë për të hyrë në SHBA dhe pranimin e Bullgarisë në zonën Shengen, arriti informacioni se këshilltarja e politikës së jashtme të kryeministrit bullgar Kiril Petkov, Vesela Çerneva e ka vizituar Shkupin më 2 janar.
Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Sofja, duke cituar burime në qeverinë bullgare, Çerneva ishte në Shkup me urdhër të kryeministrit bullgar Petkov, për t’u përgatitur për vizitën e tij të ardhshme në Shkup në fund të këtij muaji.
Vizita e Petkovit pritet pas zgjedhjes së Qeverisë së re në vend, e cila sipas paralajmërimeve duhet të ndodhë më së voni deri në mesin e këtij muaji dhe pas mbledhjes së Këshillit këshillëdhënës për Sigurinë Kombëtare të Bullgarisë, që presidenti bullgar Rumen Radev e thiri më 10 janar kushtuar “temës së Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka deklaruar të hënën se vendi pret bisedime konstruktive me qeverinë e re bullgare dhe zhbllokim të shpejtë të procesit të integrimit evropian. “Është e rëndësishme të rikthehet besimi dhe të diskutohen çështjet thelbësore që janë në tryezë”, tha Osmani, duke theksuar se zgjerimi i BE-së nuk është vetëm me interes për vendin, por edhe çështje strategjike gjeopolitike për Unionin.
Ai paralajmëroi edhe konkretizimin e komunikimit me Francën, si kryesues aktual me Unionin, pas formimit të Qeverisë së re në vend.
“Tashmë kam komunikim të vendosur dhe kërkesë për vizitë dhe takim me autoritetet më të larta franceze. Fillimisht u dakordua që ai takim të realizohet këtyre ditëve, megjithatë vendosëm se ai takim duhet të realizohet pas formimit të qeverisë së re këtu tek ne, përkatësisht në gjysmën e dytë zë janarit, kur do të duhet zyrtarisht të vendoset ai komunikim, i cili ndërkohë ekziston edhe tani, megjithatë, që të konfirmohen planet dhe pozitat franceze lidhur me angazhimin e tyre në këtë proces”, theksoi Osmani.
Prioritetet gjatë presidencës franceze me BE-në në gjashtëmujorin e parë të këtij viti nuk përmbajnë qëndrime vendimtare në drejtim të zgjerimit të Unionit, që lidhet me periudhën parazgjedhore në Francë në prag të zgjedhjeve presidenciale në prilli dhe zgjedhjet parlamentare në qershor, por megjithatë progresi në këtë çështje nuk përjashtohet, duke qenë se vetë presidenti francez Emanuel Makron tha muajin e kaluar se ishte e pamundur të ndërtohet një “Evropë e paqes në 50 vitet e ardhshme nëse Ballkani Perëndimor lihet ashtu siç është sot” dhe paralajmëroi një konferencë për rajonin në qershor të këtij viti.
Pasi ambasadori francez në vend Siril Bomgartner, i cili do të prezantojë prioritetet e presidencës franceze të BE-së në një seancë parlamentare më 13 janar, tha muajin e kaluar se Parisi mund të pritet të ndërmarrë hapa për të lehtësuar dialogun midis Sofjes dhe Shkupit, përkatësisht nismë për lëvizjen e gjërave, u deklaroi edhe kolegia në Tiranë, Elizabet Barsak, e cila deklaroi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet të ndahen në rrugën e tyre drejt integrimit në BE.
“Lidhur me këtë çështje, unë besoj se duhet të kapërcejmë idenë se këto dy kombe mund të ndahen. E di që shumë thonë se këto dy vende u trajtuan si një dhe për shkak se gjërat nuk po shkojnë aq mirë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, atëherë ato duhet të ndahen. Kjo duhet të kapërcehet dhe ne duhet të bëjmë më të mirën në mënyrë që dy konferencat ndërqeveritare të mund të mbahen në të njëjtën kohë,” deklaroi ambasadorja franceze në Shqipëri Barsak në intervistë për Euronjuz Shqipëri, duke potencuar se dëshira për ndarjen e dy vendeve vjen nga zhgënjimi për shkak të vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut.
Deklarata e Bersakut vjen pas fjalimit të Vitit të Ri të kryeministrit Edi Rama drejtuar kombit më 31 dhjetor, në të cilin paralajmëroi se do të përpiqet të ndajë rrugën e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut nëse Bullgaria këmbëngul në veton e saj.
Ndërkohë, në Sofje nuk ndalen reagimet pas fejsbuk-publikimeve të liderit të KNJT-së, Trifonov se nëse “amerikanët duan kaq shumë që Maqedonia e Veriut të jetë në Bashkimin Evropian, atëherë le ta bëjnë që qytetarët bullgarë të mos kenë nevojë për viza për të shkuar në Amerikë” si qytetarët e shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian”.
“Pasi që jemi anëtare e plotë e Bashkimit Evropian, Bullgaria duhet të bëhet menjëherë anëtare e zonës Shengen. Pas pritjes dhe pritjes, edhe ne duhet të jemi evropianë. Tani jemi më pak evropianë sesa evropianët e vërtetë,” tha Trifonov, partia e të cilit është anëtare e koalicionit të ri qeverisës në Sofje.
Pas reagimeve të opinionit bullgar për këtë qëndrim, Trifonov në një publikim të ri në Fejsbuk ka dërguar një “sqarim shtesë” vendit dhe partnerëve të Bullgarisë në NATO dhe BE.
“Për Republikën e Maqedonisë së Veriut: Ju duhet detyrimisht t’i përmbushni të gjitha pikat e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim që keni nënshkruar me Bullgarinë, përfshirë gjithçka që ka të bëjë me historinë e Bullgarisë, tha Trifonov.
Sipas tij, qytetarët e Maqedonisë së Veriut “duhet të njohin rrënjët e tyre historike bullgare”.
“Për partnerët tanë të NATO-s dhe BE-së: Pasi aq shum insistoni që ne ta mbështesim Maqedoninë e Veriut në negociatat për anëtarësim në BE, veproni si partner me ne, pasi që dëshironi që ne të jemi partnerë tuaj – pa viza për SHBA dhe menjëherë në Shengen. Unë mendoj se tani mendimi im si qytetar i Bullgarisë është më se i qartë,” tha Trifonov në publikimin e ri në Fesjbuk.
Koordinatori i Grupit Parlamentar të Ndryshimi vazhdon në Kuvendin e Bullgarisë, Andrei Gjurov, theksoi se Bullgaria ka qëndrim dhe strategji të qartë për marrëdhëniet me vendin.
Bashkëpresidenti i Bullgarisë Demokratike, Atanas Atanasov, tha se gjërat “nuk duhet të vendosen ashtu”, sepse heqja e vizave për qytetarët bullgarë që hyjnë në SHBA nuk ka të bëjë fare me anëtarësimin e vendit në BE.
Nga deklarata e Trifonovit u distancua edhe nënkryetari i Kuvendit të Bullgarisë dhe ish-ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Kristian Vigenin, i cili është deputet i BSP-së, duke theksuar se marrëveshja e koalicionit katërpalësh ka një qëndrim të qartë për perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në deklaratat e Trifonovit reaguan edhe deputetët e Kuvendit tonë pas seancës së Këshillit kombëtar për Integrime Evropiane. Kryetari i Këshillit dhe nënkryetar i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikoloski vlerësoi se është e pavend dhe e papranueshme që MPJ-ja nuk ka reaguar ndaj qëndrimeve të Trifonovit.
“Është e papranueshme të mos reagohet ndaj deklaratave të tilla. Nëse ka pasur një deklaratë të kundërt nga kjo anë, të themi kryetari i LSDM-së apo BDI-së ka pasur një deklaratë kaq fyese ndaj Bullgarisë dhe popullit bullgar, të jeni të bindur që ambasadori që fatkeqësisht nuk e kemi në Sofje, përkatësisht në këtë rast përfaqësuesi i Ambasadës së Maqedonisë, do të thirrej dhe do t’i dërgohej notë proteste nga MPJ-ja bullgare, tha Nikolloski.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...